Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të madh të veturave në pikën kufitare të Morinës, në hyrje-dalje mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fluksi më i madh është regjistruar nga ora deri në , ndërsa herë pas here janë krijuar kolona të gjata të veturave, deri në territorin e Kosovës, raporton Abcnews.al, transmeton Sinjali.
Shumë qytetarë të Kosovës po e shfrytëzojnë fundjavën e fundit të gushtit për të pushuar në bregdetin shqiptar, para fillimit të vitit të ri shkollor më 1 shtator. Për automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë po zbatohet procedura e përshpejtuar, pa kontrolle të zakonshme kufitare. Kjo procedurë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.
Në kufirin Kosovë-Shqipëri janë gjithsej pesë pika kufitare, si dhe 22 vendkalime të lehtësuara për banorët që jetojnë në zonën kufitare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
