Një 67 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Burrel, pasi dyshohet se ka rrahur dhe kanosur bashkëshorten e tij. Sipas njoftimit të , shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë ndërhyrë pas marrjes së një njoftimi për një konflikt familjar në një banesë në qytetin e Burrelit.
Policia ka bërë të ditur se ndërhyrja e menjëhershme ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Pas verifikimeve në vendngjarje, autoritetet kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet B. K., 67 vjeç, banues në Burrel.
Gjatë kontrollit të banesës, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe 55 fishekë, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale. Rasti është nën hetim nga autoritetet.
