Ushtria amerikane ka shkatërruar një anije që, sipas autoriteteve amerikane, përdorej nga trafikantët e drogës për furnizim me karburant në Paqësorin lindor. Ndryshe nga operacionet e mëparshme, këtë herë personat që ndodheshin në bord u larguan nga anija dhe nuk u përdor forcë vdekjeprurëse ndaj tyre.
Komanda e Përbashkët e SHBA-së për Amerikën Latine dhe Karaibet (SOUTHCOM) bëri të ditur se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe dyshohet se përdorej nga Los Choneros, një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Ekuador. Sipas SOUTHCOM, pas largimit nga anija, personat që ndodheshin në bord iu dorëzuan autoriteteve ekuadoriane.
Operacioni, sipas autoriteteve amerikane, u planifikua dhe u realizua në koordinim me qeverinë e Ekuadorit. Një video rreth 20 sekonda e publikuar nga autoritetet amerikane tregon momentin kur një shpërthim i fuqishëm e shkatërron plotësisht anijen.
Rasti konsiderohet i pari i njohur që nga nisja e kësaj fushate në shtator të vitit 2025, në të cilin ushtria amerikane shkatërron një anije të dyshuar për trafik droge pa bombarduar personat që ndodheshin në bord dhe pa shkaktuar viktima mes tyre. Sipas ushtrisë amerikane, operacioni kishte për qëllim të ndërpriste “një qendër kritike furnizimi për trafikantët e drogës”.
On Aug. 28, at the direction of #SOUTHCOM Commander Gen. Francis L. Donovan, and in coordination and collaboration with the Government of Ecuador, Joint Task Force Western Hemisphere (JTF-WHEM) successfully interdicted a vessel operating as a floating refueling station in support… pic.twitter.com/ZEj735JRmP — U.S.
Southern Command (@Southcom) August 29, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
