Këngëtarja e njohur shqiptare shpëton mrekullisht nga një aksident i

0%

Sipas informacioneve, Belinda kthehej nga një mbrëmje muzikore. Si duket, atë ditë kishte udhëtuar gjatë dhe më pas kishte humbur kontrollin e timonit të veturës dhe ishte përplasur në mbrojtëset anësore të autostradës Bernë–Fribourg të Zvicrës.

Pas intervenimit dhe reanimimit të shkëlqyer dhe veprimit profesional të ekipit të emergjencës së rajonit, afër vendit të ngjarjes, Belinda është zgjuar duke parë veten të rrethuar me doktorët dhe neonët e fortë që ndriçonin në dhomën e emergjencës. Aty kupton se ishte transportuar në spital pas aksidentit të rëndë që i kishte ndodhur.

Ngjarja ka ndodhur më 1 gusht dhe pjesa që ajo kujtonte ishte se një veturë e markës Mercedes, e bardhë, i ka bërë presion që t’ia lirojë rrugën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pamje nga aksidenti Ndërsa më vonë, ajo ka marrë vesh se një dëshmitar zviceran, përndryshe shpëtimtari në reagimet e para, e ka ndihmuar duke lajmëruar policinë e rajonit dhe kishte marrë guximin t’i qëndronte afër vendit të ngjarjes, derisa kanë arritur ekipet e emergjencës.

Ajo u është falënderuese të gjithë atyre që reaguan dhe vepruan me shumë përkushtim, si dhe falë Krijuesit të universit, Zotit, që bëri mrekulli. Për momentin, autoritetet zvicerane janë në hetime të rastit. Këngëtarja me origjinë nga Suhareka, Belinda Kuqi, apo siç e njohin të gjithë në botën e muzikës, Bella, sot ajo vazhdon jetën dhe aktivitetin.

Bella, falë repertorit të saj, është mjaft e kërkuar, sidomos në Zvicër, ku jeton dhe vepron prej vitesh me familjen. Mediat zvicerane kanë raportuar për aksidentin e rëndë Edhe vetë këngëtarja po rikuperohet dhe, nga dita në ditë, pritet që t’i rikthehet muzikës dhe mbrëmjeve të shumta muzikore që ajo ka.

Ndërsa, falë familjes, dashamirëve dhe ndjekësve të muzikës së saj, të cilët i janë pranë me mesazhe inkurajuese, ajo do të rikthehet në muzikë. BS

Burimi: Bota Sot