Liverpooli ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e sulmuesit anësor Bradley Barcola, raporton gazetari britanik Ben Jacobs. Sipas raportimit, Liverpooli do të paguajë 123 milionë euro për francezin, ndërsa shuma mund të shkojë deri në 144 milionë euro , në varësi të bonuseve.
“Reds” e kanë ndjekur Barcolan prej kohësh dhe tashmë kanë arritur marrëveshje me PSG-në për transferimin e tij. Fillimisht, Liverpooli po shqyrtonte mundësinë e një marrëveshjeje të përbashkët që do të përfshinte edhe Ibrahim Mbaye, por sulmuesi senegalez u transferua të premten mbrëma te Aston Villa për 55 milionë euro .
Barcola, gjatë kohës së tij te PSG-ja, ka zhvilluar 152 ndeshje , duke shënuar 39 gola dhe asistuar në 37 raste . Ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me klubin francez. Ndërkohë, PSG-ja tashmë ka siguruar zëvendësuesin e tij në krahun e majtë. Klubi francez transferoi Mika Godts nga Ajaxi për 55 milionë euro . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!