Hajnat shfrytëzojnë kaosin e përmbytjeve, grabisin paratë nga

0%

Policia nepaleze ka arrestuar 29 persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur para që u përkisnin viktimave të përmbytjeve. Sipas policisë, banorët dyshohet se kanë thyer dhe vjedhur paratë nga një kasafortë e gjetur në brigjet e lumit Trishuli, pasi ajo ishte marrë nga vërshimet. Policia arrestoi 29 persona dhe rikuperoi rreth 143 mijë paund nga shtëpitë e të dyshuarve.

Hetuesit po vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë të përfshirë në vjedhje. Ndërkohë, autoritetet po përpiqen të gjejnë edhe pronarin e ligjshëm të parave. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com