Dy persona janë arrestuar të premten në dy raste të ndara në veri të vendit, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të 24 orësh. Në Mitrovicën e Veriut, dje është arrestuar një shtetas i Serbisë. Ai dyshohet se kishte falsifikuar një letërnjoftim serb. “Mitrovicë Veri – .
Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që dyshohet se kishte falsifikuar letërnjoftimin e Serbisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” , thuhet në raport. Në një rast tjetër, rreth orës pesëmbëdhjetë e pesëdhjetë minuta, në pikën kufitare në Jarinjë, është arrestuar një shtetas i Kosovës.
Sipas policisë, ai kishte kanosur një zyrtar policor, derisa ky i fundit kryente detyrën zyrtare. “PKK Jarinje – . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur zyrtarin policor, i cili ishte në kryer të detyrës zyrtare”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, të anketuarit janë dërguar në mbajtje.
