Bie edhe më tej çmimi i naftës në Kosovë

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.39 euro për litër, që është 1 cent më i ulët krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër. Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora , dhe vlejnë po ashtu edhe për ditën e hënë.

Burimi: Telegrafi