Klubi i notit Ilirida nga Fushë Kosova ka bërë të gjitha përgatitjet për Kampionatin Kombëtar që mbahet në fundjavë në Durrës të Shqipërisë. Drejtuesit e këtij klubit synojnë rezultate sa më të mira në këtë garë. “Pas përgatitjeve dhe stërvitjeve, ekipi ynë është gati për Kampionatin Kombëtar për fëmijë të rinj dhe të rritur, që mbahet më 29–30 gusht në pishinën “Taq Dafa” në Durrës.
Tash është koha e garës, ku secili do të japë maksimumin dhe të tregojë punën e bërë. Suksese ekipit!” , thuhet në njoftimin e klubit Ilirida..
