Rreth orës të mëngjesit, në rrugën “Brigada 128” në Prizren janë raportuar dy shpërthime, si pasojë e të cilave janë dëmtuar një veturë dhe fasada e një shtëpie. Sipas raportit policor, prona e dëmtuar u përket dy qytetarëve. Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimet. “Rr. Brigada 128, Prizren -. Raportohet se si pasojë e dy shpërthimeve janë dëmtuar një veturë dhe fasada e një shtëpie pronë e dy viktimave meshkuj kosovarë. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”.
Burimi:
Bota Sot
