Një maj i vitit 1983 nuk harrohet edhe sot, një fitore e madhe (0:1) e djelmoshave të Prishtinës në një fushë shumë të nxehtë dhe para afro 7 mijë shikuesve në Çaçak ndaj Borcit. Futbollisti Edmond Rugova e kreu punën si trim i vërtetë, duke shënuar në minutën e 37-të.
Prishtina kryesonte me 37 pikë, një më shumë se Sutjeska në vendin e dytë pas javës së 26-të të Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes. Çaçaku në heshtje, Prishtina festonte.
Sipas gazetës “Rilindja, të datës 3 maj të viti 1983, Rama u vu në situatë të futet në zonën e Borcit, ku aktivizoi Vokrrin, i cili menjëherë ia pasoi topin Rugovës, që ishte brenda 16-shit të vendasve-pakës në të djathtë. Me lëvizje mashtruese Rugova u lirua nga Kovaçeviqi duke iu afruar gjithnjë e më shumë portës.
Në momentin e duhur, Rugova gjuajti, e Matijasheviqi që zatën ishte mjaft i sigurt, përkundër përpjekjes, s’arriti ta shpëtojë portën nga pësimi.” Borci – Prishtina 0:1 Stadiumi buzë Moravës. Shikues afro 7.000. Mot dhe terren ideal për lojë. Golin e vetëm e shënoi Rugova, në minutën e 37-të. Referoi shumë mirë Dushan Çoliqi i Beogradit.
Ndihmësit: Stojan Radoviqi (Beograd) e Svetozar Kostadinoviqi (Krushevc). Me karton të verdhë u ndëshkuan: Marinkoviqi (Borci) dhe Sinani (Prishtina). Borci: Matijasheviq 7, Pavlloviqi 7, Kovaçeviqi 6, Guduriqi 6, Tadiqi 6, Gavrilloviqi 6, Joviçi 6, Vuloviqi 6, Marinkoviqi 6 (Gjorgjeviqi), Ristiqi 6 (Kaliçaniqi) dhe Çirkoviqi 7.
Prishtina: Kosta Llalliqi 8, Shefqet Sinani 7, Faton Domi 7, Ramadan Cimili 8, Petre Gruevski 8, Favzi Rama 8, Edmond Rugova 7 (Sahit Kelmendi), Fadil Muriqi 8, Fadil Vokrri 7, Agim Cana 7 dhe Ramiz Krasniqi 7 (Ramadan Mehana).
