Fiorentina parakalon Juventusin për Zirkzeen

0%

Fiorentina ka kaluar në avantazh ndaj Juventusit në garën për Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez, i cili prej më shumë se një muaji ishte konsideruar objektiv i bardhezinjve, tashmë është shumë pranë një transferimi te skuadra vjollcë. Juventusi është bllokuar nga situata me Jonathan David, pasi sulmuesi nuk ka pranuar ofertat e fundit nga klubet e huaja.

Pa largimin e Davidit, bardhezinjtë nuk mund të avancojnë për Zirkzeen dhe kjo i ka dhënë mundësinë Fiorentinës të hyjë fuqishëm në garë. Drejtori sportiv, Fabio Paratici, në kërkim të zëvendësuesit të Moise Kean, i cili pritet të transferohet te Como, ka shndërruar kontaktet e para në një tratativë konkrete me Manchester United.

Zirkzee ka dhënë gjithashtu dritën jeshile për transferimin në Firence. Oferta e Fiorentinës parashikon një huazim me pagesë rreth 5 milionë euro, ndërsa në fund të sezonit do të ketë një të drejtë blerjeje ose detyrim të kushtëzuar për rreth 25 milionë euro, plus bonuse. 25-vjeçari dëshiron të largohet nga ‘Old Trafford’, ku hapësirat e tij janë ngushtuar edhe më shumë pas rikthimit të Marcus Rashford nga Barcelona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zirkzee nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen e parë të Manchester United në Premier League. Fiorentina po punon për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt, por ndërkohë mban në konsideratë edhe alternativat Beto dhe Arnaud Kalimuendo.

Burimi: Bota Sot