Askush nuk do e mendonte se një ditë Rafa Leao do të kishte dëshirë, që të largohej nga Milani për t’u transferuar te Gallatasaraj. Ky është largimi i fundit i konfirmuar nga kuqezinjtë. Sulmuesi portugez do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, ndërsa 2 milionë të tjera përfshihen te bonueset. Milani ndërkohë përfitoi rreth 40 milionë euro nga kjo lëvizje e bujshme për Turqinë.
Aston Vila kërkonte po ashtu shërbimet e 27-vjeçarit. Oferta më e mirë e Gallatasarajt bëri që negociata të konkretizohej me turqit. Leao largohet nga Milani me kujtimin e 291 ndeshjeve. Në total shënoi 80 gola, ndërsa asistoi edhe 65 të tjerë.
