Kosova e ka fituar medaljen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Pas Donjeta Sadikut e cila fitoi të artën në boks, sot me medalje është stolisur edhe xhudistja Fatjona Kasapi. Kasapi e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë. Trimëresha jonë e ka mposhtur italianen Gaia Stella. Një fitore e madhe dhe me “Yuko”. Në xhiron e parë ishte e lirë.
Në çerekfinale humbi me Ippon nga Pauline Cuq nga Franca. Në luftën e parë të repasazhit ishte e lirë. Në luftën e dytë të repasazhit Fatjona mposhti me Yuko, Maria Siderot nga Portugali.
