Po vazhdojnë punimet në rrugën Dollc – Zahaq

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, tha se punimet po vazhdojnë në segmentin rrugor Dollc – Zahaq, ku si Ministri janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me mbikëqyrësin dhe operatorët ekonomikë, në mënyrë që punimet të avancojnë sipas afateve dhe planit të paraparë.

Ai ka njoftuar se sikurse në çdo projekt të madh infrastrukturor, edhe këtu ka sfida dhe vështirësi në terren. “Megjithatë, si kabinet dhe si Ministri jemi maksimalisht të angazhuar që çdo problem të adresohet sa më shpejt dhe të gjenden zgjidhjet e nevojshme për vazhdimin e punimeve. Qytetarët i presin këto projekte dhe obligimi ynë është t’i çojmë deri në fund.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin gjatë realizimit të punimeve. Do të vazhdojmë të jemi në terren dhe të punojmë që ky segment të përfundojë sa më shpejt dhe me cilësinë e kërkuar”, ka shkruar Basha në facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot