Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikoi “Llogaritë ekonomike për bujqësi”, për vitin 2025, duke vënë në dukje rritjen e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024. “Në vitin 2025, prodhimet bimore kanë shënuar rritje prej 13,2 %, krahasuar me vitin 2024.
Rritja e vlerës së prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e vlerës së prodhimit të drithërave, bimëve industriale, bimëve foragjere, si dhe pemëve. Prodhimet blegtorale kanë shënuar një rritje prej 25,4 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së produkteve blegtorale.
Prodhimet bimore dhe blegtorale gjithsej kanë shënuar rritje prej 17,8 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Llogaritë ekonomike për bujqësi për vitin 2025 janë hartuar në përputhje me metodologjinë e përcaktuar nga Eurostati, përkatësisht me Udhëzuesin e llogarive ekonomike për bujqësi dhe pylltari (EAA/EAF 97), si dhe me Rregulloren e Komisionit (KE) Nr. 306/2005. Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë.
