Krah presidentit të UEFA-s, Armand Duka mesazh special Egnatias nga

0%

Presidenti i FSHF-së, njëkohësisht zv/presidenti i UEFA-s, Armand Duka ishte prezent në ceremoninë e hedhjes së shortit të Conference League, të mbajtur në Monako, aty ku Egnatia mësojë rivalët në fazën e grupeve. “Me krenari të veçantë ndoqa sot shortin e UEFA Conference League! Për herë të parë në histori, një klub shqiptar mes klubeve të Conference League!

Një arritje e jashtëzakonshme për Egnatian dhe futbollin shqiptar! Urimet e mia dhe shumë suksese në Europë”, postimi i Armand Dukës, i cili u shfaq krah presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin. Hera e parë që një klub nga Superiorja siguron “biletën” për në grupet e Conference League.

Ndërsa arritja më e madhe deri tani nga elita e futbollit për klube në Shqipëri, përkon me Skënderbeun në grupet e Europa League, sezoni 2015-2016.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot