Në Prishtinë është vendosur një baner i madh në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në kryeqytet.
Baneri, i vendosur nga Komuna e Prishtinës, mban mesazhin: “Në emër të qytetarëve të Prishtinës – shpalleni të pafajshëm!” Mesazhi vjen në kuadër të aktiviteteve mbështetëse për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa më 12 shtator qytetarë nga e gjithë Kosova pritet të mblidhen në Prishtinë për Marshin për Liri.
Marshi do të nisë nga ora , në sheshin “Skënderbeu”, me thirrjen për drejtësi dhe liri për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin. Vendosja e banerit në kryeqytet është një tjetër mesazh publik në mbështetje të çlirimtarëve, vetëm pak ditë para marshit të 12 shtatorit dhe vendimit final me 16 shtator.
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” falënderon kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe nënkryetaren, Besianë Musmurati, për mbështetjen dhe angazhimin në realizimin e këtij aktiviteti nga Komuna e Prishtinës.
