“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e

0%

Ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit malazez. Milojko Spajiç akuzoi se dy vende të rajonit kanë planifikuar sulm hibrid ndaj Malit të Zi, ndërsa media pro-qeveritare “ Vijesti ” shkruan se këto dy vende janë Shqipëria dhe Serbia. Majko shkruan se ky është një skandal rajonal dhe se Shqipëria nuk ka ‘dashuri’ gjeopolitike me Serbinë.

“Komenti i kryeministrit të Mali të Zi Milojko Spajiç (në rrjetin X), për veprimtari të koordinuara hibride të dy fqinjëve të vendit të tij me synim destabilizimin e vendit janë shqetësuese! Më shqetësuese janë nënkuptimi që sipas medias malazeze “Vijesti” nga “burime të brendshme” këto dy vende janë Serbia dhe Shqipëria!

Media malazeze: Serbia dhe Shqipëria janë vendet që Spajiq kishte parasysh kur foli për veprimtari hibride Aludimet e kryeministrit të Mali të Zi Milojko Spajiç (në rrjetin X) vënë nën akuzë Shqipërinë e cila nuk ka “dashuri” gjeopolitike për Serbinë!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklarime të tilla janë të çuditshme nëse ato nuk shoqërohen me “nota diplomatike” apo edhe në aplikimin zyrtar të tyre në strukturat e Aleancës së NATO-s! Politika e Malit të Zi ka një trashëgimi të qëndrimeve të sofistikuara! Ky sofistikim i dedikohet edhe një jete të “dyfishtë” në bashkëjetesën me fqinjë, të cilët janë me status jo miqësor me njëri tjetrin!

Kryeministri i Mali të Zi Milojko Spajiç ka dalë përtej qëndrimeve historike të shtetit të tij, duke e vendosur atë në udhëkryq! Mali i Zi duhet të japë shpjegime nëse jemi përballë një skandali rajonal, ku një vend i NATO-s po “sulmon” një anëtar tjetër të kësaj aleance! Në të kundërtën, duhet të pranojë se janë komente emocionale, të paprovuara në rrjetet sociale!

Zgjedhja i takon të bëhet nga strukturat shtetërore të Malit të Zi ku Milojko Spajiç është kryeministër…”, shkruan Majko.

Burimi: Telegrafi