Kourtney Kardashian zbulon se humbi një foshnje me Travis Barker

0%

Kourtney Kardashian ka folur për herë të parë për një humbje shumë personale në dokumentarin e ri të bashkëshortit të saj, Travis Barker. Në dokumentarin “Louder Than Fear”, Kardashian zbulon se pësoi një abort spontan vetëm gjashtë muaj pasi kishte nisur lidhjen me Barker. Sipas rrëfimit të saj, ajo mbeti shtatzënë në vitin 2021, pak kohë pasi ata filluan romancën. Çifti kishte mësuar se po prisnin një vajzë dhe kishin zgjedhur madje edhe emrin e saj: Tulip. Por kur Kardashian ishte në muajin e tretë të shtatzënisë, gjatë një kontrolli rutinë mjekësor, mjekët i njoftuan se zemra e foshnjës nuk rrihte më. “ Kur humbëm foshnjën, u shkatërruam. Qamë për ditë të tëra, ” thotë ajo në dokumentar. Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, çifti vazhdoi marrëdhënien dhe u martua në vitin 2022. Një vit më vonë ata mirëpritën djalin e tyre, Rocky. Kardashian është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë, Mason, Penelope dhe Reign, nga lidhja e saj e mëparshme me Scott Disick. Ndërsa Barker ka dy fëmijë, Landon dhe Alabama, nga martesa e mëparshme me Shanna Moakler.

Burimi: Bota Sot