Mes dhimbjes dhe lotëve – Shkolla e Prizrenit i jep lamtumirën

0%

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prizren ka reaguar me dhimbje pas humbjes së jetës së 14-vjeçarit Omer Purova, në ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren. Përmes një reagimi, shkolla ka shprehur ngushëllime për familjen Purova, duke e kujtuar të riun si një nxënës që la pas kujtime të dhimbshme për bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit e tij.

“Ëndrrat e tij mbetën në gjysmë”, thuhet në reagimin e shkollës, e cila ka shprehur pikëllimin për humbjen e parakohshme të 14-vjeçarit. Humbja e tij ka prekur rëndë komunitetin shkollor, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit i janë bashkuar dhimbjes së familjes për këtë humbje të rëndë.

Shkolla “Emin Duraku” ka shprehur solidaritet me familjen Purova në këto momente të vështira, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të riut. Ngjarja tragjike kishte ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në Prizren, ndërsa rasti ka tronditur opinionin dhe komunitetin lokal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com