Për sezonin 2026/2027, Manchester City donte të revolucionarizonte dizajnin e fanellave. Në fakt, së bashku me Puma-n, skuadra e Premier League u dha tifozëve mundësinë të përdorin IA-në për të krijuar fanellën e tyre të tretë për sezonin aktual. Shumë prej tyre paraqitën propozimet dhe më pas u mbajt një sondazh tifozësh për të zgjedhur fituesin.
Në fund, fanella e zgjedhur ishte ajo e krijuar nga Elliot, një fotograf dhe tifoz i City-t. Fanella e tretë e Manchester City-t është e bardhë, me një vijë dyngjyrëshe në qendër – gjysma blu e çelët dhe gjysma blu marine. Mjeti i përdorur për të krijuar fanellën quhet Puma AI Creator, i cili transformon fjalët e shkruara në dizajne fanellash vetëm në pak sekonda.
Pas zbulimit të fanellës së tretë të Citizens, revista NSS Sports intervistoi Elliott-in, fituesin e konkursit për krijimin e fanellës së ekipit të tij të preferuar duke përdorur mjetin e lartpërmendur. Elliot i tha NSS: “Fanella është bazuar në fanellën e sezonit 2013/2014, të cilën gjithmonë e kam dashur.
Si tifoz, gjithmonë mendoj se ka disa fanella që do të dëshironit t’i shihnit të rishikuara herët a vonë, dhe ajo ka qenë gjithmonë në krye të listës sime. “Ajo fanellë më sjell shumë kujtime dhe nuk ka pasur kurrë diçka të tillë. Gjithmonë kam menduar se duhet ta bëja nëse do të kishte një mundësi dhe e shfrytëzova menjëherë.
Për ta bërë fanellën më simetrike, e zhvendosa brezin në qendër, duke u përpjekur ta respektoja origjinalin sa më shumë që të ishte e mundur. Bëra ndryshime të vogla dhe delikate”. Më pas ai vazhdoi: “Rezultati përfundimtar ndahet në mënyrë të barabartë midis meje dhe inteligjencës artificiale. Gjatë krijimit, mund ta lëvizja brezin kudo që doja dhe mund ta zmadhoja dhe ta zvogëloja.
Tashmë kisha një ide se çfarë doja të bëja dhe ishte pikërisht ajo që imagjinoja. “E kam të vështirë ta besoj që e gjithë kjo ndodhi vërtet. Di shumë për fanellat e City-t nga jeta ime. Do të ishte mirë ta shihja ekipin të fitonte një trofe duke veshur atë fanellë, e cila, në këtë mënyrë, mund të hyjë në histori”.
