Kristian Shpendi pritet që të transferohet te skuadra e Cremonese. Këta të fundit e shohin sulmuesin e Kombëtares shqiptare si zëvendësuesin ideal të Jamie Vardy. 23-vjeçari e nisi sezonin aktual në Serie B me Cesena, duke shënuar gol në barazimin me Sampdoria, por në Cremona janë të bindur se me 4 milionë euro do të marrin dritën jeshile nga bardhezinjtë për blerjen e kartonit të tij.
Cremonese gjithashtu është pjesë e ligës së dytë italiane, por ka një projekt ambicioz për t’u rikthyer sërish në Serie A. Kristian Shpendi është prej 5 vitesh pjesë e Cesena dhe në 124 ndeshje ka shënuar 44 gola, prej tyre 12 vetëm vitin e kaluar. Shpendi është gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ka luajtur 3 ndeshje me fanellën kuqezi.
Ai u grumbullua së fundmi nga trajneri Ronaldo Maran për miqësoret kundër Luksemburgut dhe Izraelit.
