Dy të rritur dhe dy fëmijë të tjerë arritën të dalin nga banesa nga t ragjedia me zjarrin që goditi një familje nga Shqipëria që jeton në Jacksonville, Florida. Djemtë binjakë rreth 10-vjeçarë dhe i biri tjetër 2-vjeçar nga familja Manati humbën jetë, ndërsa prindërit dhe dy fëmijët e tjerë mbijetuan, por më lëndime serioze.
Shqiptarët që jetojnë në atë pjesë kanë dhënë lajmin e hidhur edhe në rrjete sociale, ndërsa kanë kërkuar mbështetje për çiftin Gent dhe Albana Manati. Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin Për shkaqet e incidentit akoma nuk dihet, por Policia ka nisur tashmë hetimet.
Në disa pamje të publikuara nga Reuters, në ditën kritike, shihen disa familjarë të viktimave, konkretisht gjyshërit e nipërve të vdekur (prindërit e nënës së tyre), Alia dhe Artan Sulollari (Sulovari).
