Katër persona rrahen mes vete në Pejë, arrestohen nga policia

0%

Katër persona janë arrestuar të shtunën në Pejë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës në rrugën “Mehmet Ibraj”. Si pasojë e përleshjes, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt. “Rr. Mehmet Ibraj, Pejë – . Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ishin rrahur mes vete. Si pasojë, lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, tre nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot