Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë, duke festuar miqësinë e kahershme me shoqet e saj të shkollës. “Nga bankat e klasës te kujtimet e përjetshme, ende bashkë”, ka shkruar artistja krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Përmes këtij postimi, Yllka ka treguar se lidhjet e krijuara gjatë viteve të shkollës vazhdojnë të mbeten të forta edhe sot, duke ruajtur miqësinë dhe kujtimet e bukura ndër vite. Yllka Kuqi Fotografitë kanë marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar mesazhin e ngrohtë dhe rëndësinë e ruajtjes së miqësive të vërteta pavarësisht kalimit të kohës. Yllka Kuqi Yllka Kuqi
