Sezoni i tretë i Ferma VIP u mbyll me sukses, duke u konsideruar një projekt ambicioz që ngriti standardet e formatit, falë edhe angazhimit të emrave të njohur si Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj. Megjithatë, pas finales, në rrjetet sociale nisën diskutimet dhe pikëpyetjet lidhur me të ardhmen e moderatores në këtë format.
Postimi përmbyllës i Arbanës tërhoqi vëmendje, pasi ajo foli gjerësisht për sfidat dhe vështirësitë e papritura që shoqëruan këtë eksperiencë. Siç ka raportuar Prive By Liberta Spahiu, moderatorja mungoi në festën pas Prime-it, në festën e organizuar një ditë më vonë, si edhe në xhirimet e “Post Prime”.
Po ashtu, bie në sy fakti se në festën e madhe emri i saj nuk u përmend as në falënderimet e organizatorëve. Burimet bëjnë me dije se gjatë transmetimit të programit kanë ekzistuar mospërputhje brenda produksionit sa i përket mënyrës së zhvillimit të formatit. Mbetet për t’u parë nëse këto mosmarrëveshje do të ndikojnë në vazhdimësinë e Arbanës në sezonin e ardhshëm të Ferma VIP.
