Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Glauk Konjufcës në rigjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Konjufca ishte akuzuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit më . Herën e parë ishte liruar nga akuza më .
Akrgjykimi është shpallur sot, më 28 gusht, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, raporton”Betimi për Drejtësi”. Në seancën e rigjykimit, Prokuroria kishte kërkuar që Konjufca të shpallej fajtor dhe t’i shqiptohej një dënim meritor, duke pretenduar se veprimet e tij përbënin vepër penale.
Në anën tjetër, mbrojtja kishte kërkuar aktgjykim lirues, duke argumentuar se nuk ishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se Konjufca e kishte kryer veprën për të cilën akuzohej. Konjufca gjatë rigjykimit ishte deklaruar i pafajshëm dhe ishte mbrojtur në heshtje. Ky është rasti i dytë kur Gjykata Themelore në Prishtinë e shpall Konjufcën të pafajshëm për këtë akuzë.
Më , Gjykata Themelore kishte nxjerrë aktgjykim lirues ndaj tij, por Gjykata e Apelit e kishte prishur atë vendim dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim. Për veprën tjetër penale, “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ndjekja penale ishte parashkruar.
Konjufca ishte akuzuar se më , gjatë një mbledhjeje në sallën e Kuvendit, kishte hedhur gaz lotsjellës, duke shkaktuar ndërprerjen e mbledhjes dhe largimin e personave të pranishëm nga salla.
