KRU “Hidroregjioni Jugor” vazhdon shkyçjen e konsumatorëve me borxhe

0%

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare për shërbimet e furnizimit me ujë. Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ekipet e Inspektoratit të KRU “Hidroregjioni Jugor”, të asistuara nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar aksion në kuadër të Njësisë Punuese në Malishevë.

Aksioni është zhvilluar në fshatrat Banjë dhe Lladroc, si dhe në qytetin e Malishevës. Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë thënë se aksionet synojnë rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe respektimin e obligimeve kontraktuale për pagesën e faturave të ujit.

“Qëllimi i këtyre aksioneve është rritja e përgjegjësisë së konsumatorëve, respektimi i obligimeve kontraktuale dhe pagesa me kohë e faturave të ujit”, thuhet në njoftim. Ndërmarrja u ka bërë thirrje konsumatorëve me borxhe të papaguara që t’i shlyejnë obligimet e tyre, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, si në qytetin e Malishevës ashtu edhe në fshatrat e tjera që përfshihen në zonën e shërbimit. Sipas ndërmarrjes, qëllimi është rritja e inkasimit dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së shërbimeve të furnizimit me ujë.

“Uji është shërbim, pagesa është obligim!”, thuhet në apelin e KRU “Hidroregjioni Jugor”. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi