Zëdhënësi i Kremlinit, deklaroi se Ukraina është e vetëdijshme për kërkesat e tyre, por nuk dëshiron që të zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore. “Pala ukrainase i di shumë mirë kërkesat tona. Nuk dëshiron t’i diskutojë ato në mënyrë paqësore”, u tha Peskov gazetarëve.
Ai shtoi se kjo është arsyeja pse ata po vazhdojnë “momentumin e favorshëm në vijat e frontit” dhe se konflikti po vazhdon, raporton TASS. Kujtojmë që sulmet mes të dyja palëve janë intensifikuar. Rusia ka shkaktuar viktima civile me goditjet e saj me raketa. Por nga ana tjetër, edhe Kievi ka shënjestruar me dronë infrastrukturë kritike të Moskës.
