Hardh Fest 2026 zbulon programin e plotë, Modern Talking për herë të

0%

Hardh Fest, një nga festivalet më të njohura dhe më të frekuentuara në Kosovë, ka shpalosur programin e plotë artistik të edicionit 2026, i cili do të mbahet më 4, 5 dhe 6 shtator në Rahovec. Festivali do të hapet të premten, më 4 shtator, me tingujt e iso-polifonisë shqiptare nga Mjeshtri i Madh Vendim Kapaj me ISO Polifoninë.

Këta tinguj janë pjesë e kolonës zanore të filmit “The Odyssey” të Christopher Nolan. Po atë natë, për herë të parë në Kosovë, në skenën e Hardh Fest do të ngjitet grupi legjendar Modern Talking me Thomas Anders & Band, me hitet e njohura “Cheri, Cheri Lady”, “You’re My Heart, You’re My Soul” dhe “Brother Louie”. Natën e parë do ta plotësojnë Vedat Ademi dhe DJ 029.

Nata e dytë, më 5 shtator, sjell në skenë Naser Berishën, Tunën dhe yllin ndërkombëtar Era Istrefi, ndërsa mbrëmja do të vazhdojë me DJ Maarvel. Festivali do të përmbyllet të dielën, më 6 shtator, me performancat e Endri & Stefi Priftit, Anxhela Peristerit, Xhensila Myrtezajt dhe DJ Enndzit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç programit muzikor, Hardh Fest 2026 do të ofrojë edhe aktivitetet tradicionale të festës së vjeljes së rrushit, përfshirë Karnavalin e Vreshtarëve, prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit, panairin e rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë.

Në program janë paraparë edhe garat tradicionale të vjeljes dhe shtrydhjes së rrushit, Hardh Tour nëpër vreshta dhe zona të trashëgimisë kulturore, si dhe aktivitete për fëmijë dhe familje.

Hardh Fest ndër vite është shndërruar në një prej ngjarjeve të rëndësishme kulturore dhe turistike në Kosovë, duke tërhequr vizitorë nga Kosova, rajoni dhe bota, si dhe duke promovuar Rahovecin si qendër të verës dhe mikpritjes.

Edicioni 2026, me sloganin “Për kokërr t’qefit”, mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Bankës për Biznes – Sponsor Gjeneral, si dhe sponsorëve të tjerë.

Burimi: Bota Sot