Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë paraqitur edhe sot në sallën e Kuvendit të Kosovës. Sot, më , në sallë ishin prezentë edhe përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Deputetët sërish kërkuan nga kryesuesi Avni Dehari të vazhdojë seancën konstituive.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, nga foltorja e Kuvendit, tha se Kosova është marrë peng nga Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, të cilët, sipas saj, po luajnë me fatin e vendit dhe durimin e qytetarëve. “Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti, e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha.
Kosova është marrë peng nga një parti, e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë më të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet”- shtoi Musliu. “Mos luani me demokracinë, mos luani me Kushtetutën. Ejani në Kuvend dhe t’i japim fund kësaj situate, sepse e keni kthyer Kosovën në një vend pa institucione, pa ligj e pa Kushtetute”- tha ajo.
Partia Demokratike e Kosovës paralajmëroi se përsëri do t’i drejtohet kryesuesit të seancës, Avni Dehari, me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive brenda 48 orëve. Lidhur me këtë, dje më , PDK ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në Kuvend tha se gjendja në vend është duke agravuar dhe, sipas tij, është duke ardhur në një pikë kritike që ndërlidhet edhe në aspektin e sigurisë në shoqëri. “Kjo është e qëllimshme.
Kjo qasje, kjo mënyrë dhe ky përkushtim e ka vetëm një qëllim dhe qëllimi është ta sjellë shtetin e Kosovës në një krizë identitare të cilën historikisht e ka kundërshtuar. Ky konstulacion politik ka qenë në anën e kundërt të historisë në kohën e Marrëveshjes së Rambujesë dhe në kohën kur NATO ka hy në Kosovë.
Ky konstulacion politik ka qenë në anën e kundërt të historisë kur është shpallur Pavarësia e Kosovës” – tha Tahiri më . Në hollin e Kuvendit të Kosovës, deputeti tjetër i Aleancës, Bekë Berisha drejtuar mediave ngriti çështjen e sigurisë në vend pas disa vrasjeve që kanë ndodhur.
Krahas këtyre tragjedive, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestë në orën , e cila organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. “Sot jemi çuar të tmerruar me atë që po ndodh në aspektin e institucioneve. Një 17-vjeçar e mbyt një 14-vjeçar me thikë, një burrë e mbyt një grua me fëmijë në bark dhe një 80-vjeçar e vret gruan e tij.
Të gjithë ju ftoj të shkoni në protestë në ora , në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Kjo po ndodh në mungesë të institucioneve, të njerëzve që e kanë zënë peng. Femicidi, vrasjet kriminale – askush nuk merret me këtë punë. I ftoj të gjithë uzurpatorët ta kthejnë kokën, sepse nuk bën kështu, të lejojmë që anarkia të zhvillohet” – tha Berisha.
“Budallve që janë trimnu e janë ikë në pushtet, kemi me ju dalë përballë” – shtoi ai. Pas Bekë Berishës, fjalën drejtuar mediave e mori deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, i cili po ashtu pati kritika ndaj Kurtit. “Sot është dita e 20-të kur Kosova ka dalë jashtë rendit kushtetues, nuk mbizotëron rendi ligjor.
Institucionet i ka marrë peng një njeri që e ka marrë votën e qytetarëve e që po e shfrytëzon… Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën dhe institucionet e Kosovës, këtë nuk guxojmë ta lejojmë” – deklaroi Mustafa. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.
PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari për të vazhduar seancën por ai ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë pa pasur një marrëveshje politike mes partive për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Në aktgjykimin e , gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më , Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.
Ndërkaq, më , u takuan kreu u LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri. Ndonëse takimi përfundoi pa një marrëveshje, të dy deklaruan para mediave se nuk mund të flasin për emrat që u përmendën në takim pasi që kandidatët potencialë për president nuk janë kontaktuar ende.
Kurti i quajti negociatat “mjaft të vështira” dhe se do të vazhdojnë të mbajnë takime me LDK-në. “Nuk është çështje muajsh kur ne duhet të merremi vesh, është çështje javësh, e do të donim të ishte çështje ditësh. Komunikimi nuk ndërpritet, takimet do të vazhdojnë.” – deklaroi Kurti pas takimit.
Abdixhiku në anën tjetër ka deklaruar se emrat e përmendur ishin në vijë me parimet e dakorduara për pozitën e presidentit.
