31-vjeçarja bën historinë, bëhet nëna dhe gruaja e parë e martuar që

0%

Justus Kelley nga Virginia është kurorëzuar Miss USA 2026, gjatë edicionit të 75-të të konkursit të bukurisë, të mbajtur të enjten, më 27 gusht. 31-vjeçarja, e cila më parë mbante titullin Miss Virginia USA 2026, hyri në histori si nëna e parë që fiton kurorën e Miss USA në 75 vite të këtij konkursi.

Fitorja e saj vjen vetëm tre vjet pasi organizatorët ndryshuan rregullat, duke lejuar nënat të marrin pjesë në garë, shkruajnë mediat amerikane. Gjithashtu u hoq kufizimi i moshës, duke u dhënë mundësi të gjitha grave mbi 18 vjeç të konkurrojnë. Kelley është njëkohësisht edhe gruaja e parë e martuar që kurorëzohet Miss USA.

Burimi: Bota Sot