Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar gjithsej 372 raste në shërbimet emergjente dhe njësitë përkatëse. Sipas raportit, 116 pacientë janë trajtuar në Reanimacion, ndërsa 66 pacientë në Emergjencën Kirurgjike. Në Emergjencën Internistike janë trajtuar 112 pacientë, ndërsa në Emergjencën Ortopedike janë pranuar 57 pacientë.
Ndërkohë, në Sallën e Vogël janë trajtuar 21 pacientë. Në total, gjatë 24 orëve janë raportuar 372 raste të trajtuara në QKUK, thuhet në raport.
