Tri raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit

0%

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. Në Pejë, një burrë ka raportuar se gruaja e djalit të tij në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se për rastin që ka ndodhur pas mesnatës së , me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më , në Rahovec një grua raportohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Më pas vëllai i viktimës e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e viktimës. Policia bën të ditur se të gjithë të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Gjakovë më është raportuar se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Në raportin policor thuhet se më pas ka ndërhyrë djali i tyre, i cili është përleshur fizikisht me babanë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo