Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik

0%

Shpërndaje në: Dy persona janë arrestuar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, njëri shtetas i Shqipërisë ndërsa tjetri i Maqedonisë së Veriut pasi gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar 17 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë në vlerë 60 mijë euro. Të dyshuarve iu janë sekuestruar edhe dy telefona, dy vetura e para të gatshme dhe një fletore.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë e tjetri shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale rreth 17kg e 834.6gramë në vlerë rreth 60 mijë euro, një fletore, dy telefona, dy vetura, para të gatshme në vlerë rreth 1545 euro, 6500 lekë, 5360 denarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha