Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjoricë të Bulqizës, ku është gjetur e pajetë një vajzë rreth 7 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, e mitura dyshohet se ishte marrë nga rrjedha e lumit Drini i Zi.
Një ditë më parë, vajza kishte hyrë në lumë së bashku me katër të afërm të saj për t’u larë, shkruan Euronews, Pas disa orësh kërkime, katër prej tyre janë shpëtuar nga forcat e Policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit. Kërkimet për 7-vjeçaren kanë vazhduar gjatë natës, ndërsa trupi i saj i pajetë është gjetur mëngjesin e së premtes.
Autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
