Një person është arrestuar nën dyshimin se ditë më parë kishte kanosur një burrë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”. “Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë – . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” , njofton Policia.
Burimi:
Bota Sot
