Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje

0%

Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një burrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ngjarja ka ndodhur të hënën, në rrugën “Metush Krasniqi”. Sipas të dhënave, i dyshuari është ndaluar nga policia menjëherë pas incidentit. Viktima ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Në vendin e ngjarjes, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Burimi: Koha