10 gjëra që një nënë mësoi duke rritur 3 adoleshentë

0%

Nuk ka manual perfekt për të rritur adoleshentë. Ka ditë kur mendon se po bën gjithçka siç duhet dhe të tjera kur të duket sikur çdo fjali që thua përfundon në një debat. Katie Bingham-Smith, nënë e tre fëmijëve tashmë të rritur, thotë se nuk i ndoqi shumë librat e prindërimit.

Ajo i besoi intuites, kapi sinjalet e fëmijëve dhe mbi të gjitha, për të ishte e rëndësishme si funksiononte më mirë marrëdhënia e tyre. Dhe pasi kaloi vitet e adoleshencës me të tre, këto janë gjërat që thotë se vlejnë më shumë. 1. Nuk zgjidh asgjë nëse e përsërit një fjali 20 herë Të thuash vazhdimisht “pastro dhomën”, “mbaro detyrat”, “mos u vono” rrallë sjell rezultatin që pret.

Ajo thotë se në një moment hoqi dorë së bezdisuri vazhdimisht fëmijët dhe i la të përballeshin me pasojat e zgjedhjeve të tyre, të mira apo të këqija. 2. Jeta e tyre nuk ka pse të duket si ajo që ti kishe imagjinuar Fëmijët e saj nuk e pëlqenin shumë shkollën dhe zgjodhën të mos shkonin në universitet. Nuk ishin as të apasionuar pas sporteve apo klubeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vend që t’i shtynte drejt asaj që ajo mendonte se “duhej” të bënin, u la hapësirë të gjenin rrugën e tyre. Sot, njëri punon në zanat dhe fiton goxha para, vajza e saj ka licencë estetiste dhe biznesin e saj, ndërsa më i vogli përfundoi shkollën një vit më herët dhe po udhëton nëpër botë. 3.

Do të vijë një periudhë kur nuk do të duan të rrinë me ty Aktivitetet që dikur i bënit bashkë, si shëtitjet, akulloret, fundjavat, papritur mund të mos u interesojnë më. Fillimisht ajo u ankohej fëmijëve sepse i mungonin ato momente. Më pas ndaloi dhe nisi t’i bënte gjërat që donte edhe pa ta. Pak nga pak, ata nisën t’i kërkonin sërish këto dalje. Mësimi i saj?

Ndonjëherë, sa më pak t’i ndjekësh, aq më shpejt kthehen vetë. 4. Prindërit gabojnë. Dhe duhet ta pranojnë këtë Fëmijët e saj i kanë thënë se ka qenë ankthioze, tepër mbrojtëse dhe shpesh shumë e stresuar, sidomos pasi u bë nënë beqare. Në vend që të mbrohej, ajo i dëgjoi. “Ky ishte përjetimi i tyre dhe nuk do t’u them se e kanë gabim,” shkruan ajo.

Të pranosh një gabim dhe të kërkosh falje nuk të heq autoritetin si prind. Mund të të afrojë më shumë me fëmijën. 5. Sa më e tensionuar të jesh ti, aq më pak të dëgjojnë ata Ajo vuri re se sa herë ngrinte zërin ose niste një bisedë shumë e stresuar, fëmijët thjesht mbylleshin. Kur nisi t’u afrohej bisedave të vështira më qetë, ata filluan të hapeshin më shumë.

Kjo nuk do të thotë të mos vendosësh kufij, por të mos presësh komunikim të mirë në një moment kur të gjithë janë në alarm. 6. Jo çdo problem i tyre ka nevojë për një zgjidhje nga ti Instinkti i parë i shumë prindërve është: “Ja çfarë duhet të bësh.” Por adoleshentët jo gjithmonë kërkojnë këshillë. Ajo thotë se sot, nëse fëmijët duan mendimin e saj, ia kërkojnë.

Përndryshe, shpesh duan vetëm dikë që t’i dëgjojë. 7. Mos i bëj ti gjërat që ata mund t’i bëjnë vetë Aplikimet për punë? I bënin vetë. Telefonata me shefin? Vetë. Një problem me mësuesin? Ata duhej të flisnin. Edhe kur ishte më e lehtë që ajo të ndërhynte, u përpoq të mos e bënte, sepse, pavarësia nuk mësohet duke pasur gjithmonë një prind që zgjidh problemin para teje. 8.

Nuk ia vlen të debatosh për flokët, rrobat, stilin Ajo zgjodhi të mos debatonte për ngjyrën e flokëve, mënyrën si visheshin apo ndryshime të tjera në pamje. Arsyeja ishte e thjeshtë: adoleshentët gjithsesi do të gjejnë mënyra për të eksperimentuar. Për të ishte më e rëndësishme që fëmijët të ndiheshin mirë me veten dhe të zhvillonin stilin e tyre. 9.

Privatësia ndërton besim Ajo nuk kontrollonte dhomat e tyre dhe nuk kërkonte nëpër gjërat personale pa arsye. Sigurisht, pranon se ka raste kur një prind duhet të ndërhyjë nëse ka një shqetësim real për sigurinë. Por në jetën e përditshme, respektimi i privatësisë bëri që fëmijët të kishin më shumë besim tek ajo dhe t’i tregonin vetë gjëra që ndoshta do t’i kishin fshehur. 10.

Mos e kritiko një fëmijë para tjetrit Të rritësh adoleshentë të lodh. Dhe po, ndonjëherë ke nevojë të ankohesh, por jo te motra apo vëllai i tyre dhe jo aty ku mund të të dëgjojnë. Sipas saj, nëse një fëmijë të dëgjon duke folur keq për motrën ose vëllain, fillon të pyesë veten se çfarë thua për të kur nuk është në dhomë.

Aty humbet diçka shumë më e rëndësishme se çdo debat i momentit: besimi. Mësimi më i madh që ajo nxori nga rritja e tre adoleshentëve ishte se prindërimi në këtë fazë ka më pak lidhje me kontrollin dhe më shumë me marrëdhënien. T’i udhëzosh, pa ua jetuar jetën. T’u vendosësh kufij, pa u marrë frymën. Dhe ndonjëherë, thjesht të dish kur duhet të flasësh dhe kur duhet vetëm të dëgjosh.

Burimi: Bota Sot