14-vjeçari vdes pasi dyshohet se u ther me thikë në Prizren,

0%

Një 14-vjeçar ka vdekur pasi dyshohet se është therur me thikë në Prizren, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një 17-vjeçar. Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më , rreth orës .

Patrulla policore, pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka hasur ekipin e Emergjencës duke i dhënë ndihmën e parë viktimës. 14-vjeçari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar pak më larg vendit të ngjarjes. Gjatë kontrollit të tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekipin e krim-teknikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë. Policia ka bërë të ditur se as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur raste të mëhershme të regjistruara në evidencat policore. Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Burimi: Kallxo