Suspendohet gjyqtari i arrestuar Avdirrahman Gashi nën dyshimet për

0%

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Avdirrahman Gashi, pas arrestimit të tij nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Vendimi është marrë në mbledhjen e 371-të të KGJK-së, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Sipas njoftimit zyrtar, pas shqyrtimit të rastit disiplinor është themeluar paneli hetimor, ndërsa gjyqtari është pezulluar nga detyra deri në marrjen e një vendimi tjetër. Më 15 gusht, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte caktuar Gashit masën e paraburgimit prej një muaji. Ky vendim më pas ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Ekskluzive | Arrestohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan Rasti ndaj gjyqtarit është nën hetim, ndërsa ai gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konfirmohet raportimi i Sinjalit për arrestimin e gjyqtarit: Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com