Policia në Rajonin e Gjilanit ka shqiptuar 1,635 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut gjatë periudhës 21–. Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjobat janë shqiptuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka hetuar 27 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 21 aksidente me persona të lënduar. Po ashtu, janë shqiptuar: 15 gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë; 27 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit; masë e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike ndaj 37 ngasësve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje ngasësve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve. “Uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë.
Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët”, thuhet në apelin e Policisë. “Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!”, thuhet në njoftim.
