Presidenti i Komitetit Olimpik Polak arrestohet nën dyshimet për

0%

Presidenti i Komitetit Olimpik Polak, Radosław Piesiewicz, është arrestuar nga autoritetet polake në kuadër të një hetimi për dyshime për korrupsion të lidhur me kriptomonedhat. Piesiewicz dyshohet se ka pranuar ryshfete nga një tregtar i kriptomonedhave në këmbim të marrëveshjeve sponsorizuese. Hetimi për këtë rast ka nisur në prill.

Sipas dyshimeve të autoriteteve, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga kompania e kriptomonedhave Zondacrypto, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime të tjera lidhur me kompaninë.

Arrestimi i Piesiewicz është konfirmuar nga ministri polak i Sportit, Jakub Rudnicki, i cili tha se një person me profilin e tij nuk duhej të kishte mbajtur postin e presidentit të Komitetit Olimpik Polak. Pas zhvillimeve të fundit, shumica e federatave sportive në Poloni kanë kërkuar dorëheqjen e Piesiewicz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet pritet të sqarojnë nëse ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga marrëveshjet e sponsorizimit dhe nëse ka pasur ndërhyrje të tjera të kundërligjshme në marrëdhëniet mes kompanive të kriptomonedhave dhe institucioneve sportive. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com