Tom Holland konfirmon se është martuar me Zendayan

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Tom Holland ka konfirmuar se ai dhe Zendaya janë tashmë të martuar. Aktori britanik, i njohur për rolin e Spider-Manit, ka dhënë konfirmimin gjatë një interviste për revistën ” Esquire “, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej muajsh për martesën e çiftit. Kur u pyet nëse kishte njoftuar familjarët për ceremoninë, Holland u përgjigj shkurt: “Jo, sepse ata ishin të gjithë aty”. Më pas ai refuzoi të jepte më shumë detaje. “Kjo është gjithçka që do të merrni nga unë”, ka shtuar ai. Aktori ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Zendayan, duke theksuar se lidhja e tyre është një mbështetje e madhe në një industri shpesh stresuese. “Është shumë e rëndësishme të kesh një marrëdhënie që do t’i rezistojë kohës. Ne e mbështesim njëri-tjetrin në mënyra që vetëm ne mund t’i kuptojmë, sepse vetëm ne e dimë se si është të jetosh këtë jetë”, ka thënë ai. Holland ka shtuar se Zendaya është personi i tij më i afërt. “Kam gjetur personin tim. Ajo është shoqja ime më e mirë. Jam më i lumtur se kurrë kur jam me të dhe nuk jam ndier kurrë më i mbështetur dhe më i sigurt”, ka thënë ai. Çifti është njohur gjatë xhirimeve të filmit “Spider-Man: Homecoming”. Duke kujtuar audicionin e Zendayas, Holland ka thënë se Zendaya ka shkëlqyer në punë. “Ajo e shkëlqeu audicionin. E fitoi rolin para se të dilte nga dhoma”, ka thënë ai.

Burimi: Koha