Rekord historik në volejboll, Italia dhe Gjermania luajnë setin më të

0%

Një ndeshje e pabesueshme është zhvilluar në stadiumin italian Reggio Calabria, ku Italia dhe Gjermania kanë shkruar historinë e volejbollit gjatë një miqësoreje mes dy kombëtareve. Gjermania fitoi setin e parë me rezultat të jashtëzakonshëm 66-64, pas plot 1 ore e 29 minutash lojë. Ky është tashmë seti më i gjatë në historinë e volejbollit.

Dy kombëtaret zhvilluan një betejë të jashtëzakonshme, me rezultatin që kaloi në 34-34, 38-38, 45-45 dhe më pas deri në 57-57, përpara se gjermanët të shënonin pikën vendimtare për 66-64. Megjithatë, Italia arriti të rikthehej dhe në fund triumfoi 3-2, me rezultatet 64-66, 25-22, 23-25, 25-22, 15-12.

Ndeshja zgjati gjithsej 3 orë e 50 minuta, duke vendosur edhe rekordin për një ndeshje të tillë, ndërsa në tribuna ishin më shumë se 4,400 spektatorë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rekordi i mëparshëm për setin më të gjatë ishte vendosur vetëm pak muaj më parë, më , kur Argjentina dhe Polonia luajtën një set 50-48 në Ligën e Kombeve. 66-64, 130 pikë dhe 89 minuta për vetëm një set – një kapitull i ri në historinë e volejbollit.

Burimi: Bota Sot