Roni Raçi shënon për Hajdukun në play-offin e Ligës së Konferencës

0%

Mbrojtësi kosovar Roni Raçi ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm për Hajduk Splitin në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës ndaj Rakowit. Raçi realizoi në minutën e parë në transfertë, duke i dhënë Hajdukut epërsinë 0-1 dhe duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 2-3 në favor të skuadrës kroate.

Mbrojtësi shënoi me kokë nga një goditje këndi, dhe gjyqtari azerbajxhanas Agajev menjëherë dha një faull në sulm. Megjithatë, pas protestave nga lojtarët e Hajdukut dhe stoli, gjyqtari e shqyrtoi videon dhe vendosi që goli ishte i rregullt. telegrafi.com Mbrojtësi kosovar po zhvillon një paraqitje të mirë në këtë përballje të rëndësishme, ndërsa goli i tij e ka afruar Hajdukun edhe më shumë me kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Në anën tjetër, Etrit Brruti, futbollisti tjetër kosovar i Hajdukut, e ka nisur ndeshjen nga banka rezervë. Tak Hajduk wyszedł na prowadzenie. Sędzia jeszcze obejrzał całą sytuację na VAR i uznał gola… pic.twitter.com/VGXWRB1FIw — Kanał Sportowy (@Sportowy_Kanal) August 27, 2026 Hajdukut i duhet fitorja, që të futet në fazën e grupeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi