Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në të cilën ai ka shprehur shpresën për formim të shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës. Letra e Burnhamit ka ardhur si përgjigje ndaj urimit që Kurti ia kishte dërguar me rastin e marrjes së detyrës nga kryeministri britanik muajin e kaluar.
Në letër, Burnham ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë një “partneritet të ngushtë dhe të qëndrueshëm”, ndërsa ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën. Por, në fund të letrës, kryeministri britanik ka shprehur pritjen për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re në Kosovë.
“Shpresoj që një qeveri e re e Kosovës të formohet sa më shpejt, në mënyrë që të mund ta thellojmë bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në prioritetet e përbashkëta, përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, tregtinë dhe investimet, luftimin e migrimit të parregullt dhe forcimin e lidhjeve ekonomike.
Si një mike e ngushtë e Kosovës, Mbretëria e Bashkuar mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Kosovën në mbështetje të një të ardhmeje më të qëndrueshme, më të ndërlidhur dhe më të begatë për rajonin”- thuhet në letrën e kryministrit britanik, e cila mban datën .
Burnham ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euroatlantike dhe në procesin e integrimit në institucionet ndërkombëtare. Kryeministri britanik ka kujtuar gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar qëndroi përkrah popullit të Kosovës që nga intervenimi i NATO-s më 1999 dhe ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.
Burnham ka shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, tregtisë e investimeve, migracionit dhe forcimit të lidhjeve. Letrën e plotë në përkthyer në gjuhën shqipe e gjeni më poshtë: I nderuar Kryeministër, Ju falënderoj për letrën tuaj pas emërimit tim si Kryeministër. Ju jam mirënjohës për fjalët tuaja të mira dhe urimet.
Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ndajnë një partneritet të ngushtë dhe të qëndrueshëm, të farkëtuar përmes historisë sonë të përbashkët. Jam krenar që Mbretëria e Bashkuar qëndroi përkrah popullit të Kosovës që nga fillimi i ndërhyrjes së NATO-s më 1999 dhe që ishim vendi i parë që njohëm pavarësinë e Kosovës.
Nuk ka dëshmi më të qartë të përkushtimit tonë sesa dislokimi i vazhdueshëm i forcave britanike në KFOR, për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një mbështetëse e fuqishme e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të avancuar integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë zgjerimin e mbështetjes për aplikimin e saj në Këshillin e Evropës dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj drejt NATO-s.
Shpresoj që një qeveri e re e Kosovës të formohet sa më shpejt, në mënyrë që të mund ta thellojmë bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në prioritetet e përbashkëta, përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, tregtinë dhe investimet, luftimin e migrimit të parregullt dhe forcimin e lidhjeve ekonomike.
Si një mike e ngushtë e Kosovës, Mbretëria e Bashkuar mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Kosovën në mbështetje të një të ardhmeje më të qëndrueshme, më të ndërlidhur dhe më të begatë për rajonin. Ju falënderoj edhe një herë për letrën tuaj.
Pres me kënaqësi të punojmë ngushtë së bashku për ta forcuar më tej miqësinë dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve tona. Me urimet më të mira Në qershor 2026, Andy Burnham është betuar si kryeministri më i ri i Britanisë së Madhe pas dorëheqjes së kryeministrit paraprak, Keir Starmer. Kosova ka mbajtur tri palë zgjedhje parlamentare brenda 18 muajve, më , më dhe më .
Brenda kësaj periudhe, shumicën e kohës Kosova ka qenë me qeveri në detyrë.
