Te Shamrok ishin thuajse të sigurt se do të ishin sërish pjesë e grupeve të Europës, para se të luhej takimi i kthimit me Egnatian. Sfida e parë e fituar 3 me 1 në turin e tretë të Ligës së Europës, bënte që irlandezët të ëndërronin. Më pas erdhi turpërimi nga Egnatia, që fitoi 5 me 1 në Rrogozhinë.
Sot e shikojnë veten edhe jashtë Ligës së Konferencës, duke qenë se KuPS i eliminoi në finalen e “play off”. Pas barazimit në Irlandë, mjaftoi autogoli i Lopes për fitoren e KuPS. Këto të fundit ishin më favorit sot në shtëpinë e tyre. Shamrok projektohej në grupe. Tashmë duhet të bëjë llogaritë vetëm për kampionatin.
