Kemi informacione serioze operative sigurie se mbyllja e njoftuar e kapitujve të rinj të negociatave do të pasohet nga një veprim i koordinuar hibrid, që përfshin zyrtarë nga të paktën dy vende në rajon, njoftoi kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq në një postim në rrjetin X.
Ai tha se sipas njohurive të Qeverisë, aktivitete të tilla synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritur të aktorëve të caktuar politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tone, transmeton Telegrafi. “Ne i dimë këto qëllime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre.
Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i çdo strukture politike”, tha kryeministri malazez.
Imamo ozbiljne bezbjednosne operativne informacije da će najavljeno zatvaranje novih pregovaračkih poglavlja biti praćeno koordinisanim hibridnim djelovanjem, u koje su uključeni zvaničnici najmanje dvije države iz regiona.
Prema našim saznanjima, takve aktivnosti imaju za cilj… — Milojko Spajić (@MickeySpajic) August 27, 2026 Ndryshe, më 1 shtator, grupi i punës i Këshillit të Bashkimit Evropian për Zgjerim do të shqyrtojë propozim-pozicionet për mbylljen e katër kapitujve të negociatave në negociatat me Malin e Zi.
Këto janë kapitujt 14 (politika e transportit), 12 (siguria ushqimore), 18 (statistikat) dhe 19 (politika sociale dhe punësimi). Për momentin, nuk ka informacion në lidhje me vendimet e mundshme të Bashkimit Evropian, por supozohet se këto katër kapituj mund të mbyllen shumë shpejt në Konferencën Ndërqeveritare të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, e cila pritet muajin e ardhshëm.
